Zgjerohet harta e zjarreve, gjashtë fshatra të djegur në Gramsh, rritet numri i të evakuarëve - Gazeta Express
string(91) "zgjerohet-harta-e-zjarreve-gjashte-fshatra-te-djegur-ne-gramsh-rritet-numri-i-te-evakuareve"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 14:10

Zgjerohet harta e zjarreve, gjashtë fshatra të djegur në Gramsh, rritet numri i të evakuarëve

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 14:10

Situata e zjarreve në Gramsh vijon të jetë ende kritike.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke shkaktuar krijimin e vatrave të reja në disa zona. Një më të prekurat është ajo Skënderbegasit ku një tjetër fshat po digjet .

Deri tani gjashtë fshatra janë shkrumbuar totalisht. Liqeni i Dushkut rrezikohet nga një vatër e re e ndezur pranë pyllit, ndërsa vatra të tjera janë raportuar edhe në fshatrat e zonës mes Gramshit dhe Skraparit, në pjesën e Tomorricës. Burimet bëjnë me dije se zjarri ka kaluar përtej lumit të Vercës duke arritur në fshatrat mbi Kodovjat dhe Postovish.

Gjithçka ndodhi pas veprimit të pakujdesshëm të një 80 vjeçari në fshatin Kullollas,  i cili ndezi zjarr në kopshtin e banesës, por pasi doli jashtë kontrollit, flakët u përhapën masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Si pasojë e asfiksimit, 80 vjeçari humbi jetën.

8 persona përfunduan në spitalin rajonal te Gramshit, por sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e autoriteteve bëhet me dije se janë siguruar së paku 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset si dhe 165 pako kampingu te Rezervave shtetërore që të përdoren nga banorët.

Të shqetësuar për çfarë kanë lënë pas, banorët flasin për orët e tmerrit dhe përballjen me zjarrin.

Helikopterët e urgjencës kanë qenë në gatishmëri që prej ditës së djeshme teksa janë pozicionuar në stadiumin e qytetit të Gramshit, në pritje të çdo rasti emergjent që mund të kërkojë evakuim ajror.