Zgjedhorja, Basha: Hap i rëndësishëm përpara për të garantuar zgjedhjet - Gazeta Express
string(69) "zgjedhorja-basha-hap-i-rendesishem-perpara-per-te-garantuar-zgjedhjet"

Gazeta Express

05/06/2020 21:13

Zgjedhorja, Basha: Hap i rëndësishëm përpara për të garantuar zgjedhjet

Gazeta Express

05/06/2020 21:13

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me dakordësinë e arritur mes palëve për zgjedhjet.

Basha shkruan në rrjetin social se dakordësimi i sotëm ishte një hap i rëndësishëm drejt një palë zgjedhjesh të lira e të ndershme.

STATUSI I PLOTE
Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.


@pdshqiperi dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve.

Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor.