Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar në shkollën 9-vjeçare në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.
“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve, edhe unë ushtrova detyrën time si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që dëgjohet. Që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Unë e kam thënë edhe në disa prononcime që këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, u shpreh Begaj.
Presidenti dhe Zonja e Parë kanë kryer procesin e votimit biometrik.
/Gazeta Express