Zgjedhjet vendore, kush janë 7 kandidatët e grupit të Alibeajt - Gazeta Express
string(61) "zgjedhjet-vendore-kush-jane-7-kandidatet-e-grupit-te-alibeajt"

Zgjedhjet vendore, kush janë 7 kandidatët e grupit të Alibeajt

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 15:29

Javën që lamë pas kreu i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, bëri të ditur dy nga kandidatët e tij për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Deri më tani është konfirmuar Agron Kapllanajt, i cili ka zyrtarizuar vetë kandidaturën për bashkinë e Mallakastrës, si dhe Bilbil Bajraktari për bashkinë Kamëz.

Lexo Edhe:

Kapllani do të kandidojë përballë kundërshtarit të Partisë Socialiste, por edhe kundër kandidatit demokrat që do të dal nga procesi i primareve. Ndërsa Bajraktari do të kandidojë përball Rakip Sulit si dhe një prej kandidatëve të primareve.

Kujtojmë se në Kamzë në primare marrin pjesë kryetari i Degës së PD-së, Arjan Hoxha, ish-deputeti Asllan Dogjani, dhe Shemsi Premçit.

Ndërkohë përflitet që Alibeaj pritet të kandidojnë në Lezhë me mjekun Sandër Marku dhe në Bashkinë Poliçan do të kandidojë Florian Qamo.

Gjithashtu, edhe në Kuçovë flitet se do të kandidojë ish-këshilltari Bashkiak përfaqësues i opozitës, Ilirjan Koxhaj.

Gara më e fortë pritet të jetë në Bashkinë Krujë. Në këtë bashki në garë për primaret janë 11 kandidatë, ndërsa nga grupi i Alibeajt  do të jetë Sabah Sheta.

Në Dibër, Alibeaj do të kandidojë me kreun e Degës së PD atje Naim Gazidede, ndërsa për Bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës e Elbasan, ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat, çka pritet të vendoset gjatë kësaj jave.

/Gazeta Express