Në Durrës procesi zgjedhor po vijon me problematika.
Përveç grumbullimeve jashtë Qendrave të Votimit dhe problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik, është vënë re dhe prania e personave që nuk lejohen të qëndronin.
Një prej tyre është Hekuran Markola, kandidat i PS për këshillin Bashkiak i cili nuk largohet nga Qendra e Votimit, duke thyer kështu ligjin, pasi prania e kandidatëve nuk është e lejuar.
Oerd Bylykbashi, përfaqësues I koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, denoncoi praninë e drejtuesve lokalë, që sipas tij po ushtrojnë presion te zgjedhësit.
“Drejtues lokalë janë duke penguar procesin e votimit, duke ushtruar presion mbi zgjedhësit. Personazhe me background të qartë. PD nuk do lejojë që në qendra të ushtrohet presion. Do marrim masat sipas ligjit. Qendrat e votimit duhet të bllokohen të largohen këta persona. Policia të jetë e vëmendshme. Ky është veprim I paligjshëm që do përballet me kallëzime penale, askush nuk mund të ndikojë në zgjedhje.” u shpreh Bylykbashi.
/Gazeta Express