Zgjedhjet- Përplasje mes Tabakut dhe Alibeajt: Po zvogëloni PD-në, mos nxirrni kandidatë - Gazeta Express
string(85) "zgjedhjet-perplasje-mes-tabakut-dhe-alibeajt-po-zvogeloni-pd-ne-mos-nxirrni-kandidate"

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 22:31

Zgjedhjet- Përplasje mes Tabakut dhe Alibeajt: Po zvogëloni PD-në, mos nxirrni kandidatë

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 22:31

Roland Bejko do të jetë kandidati zyrtar i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, në garën e 14 majit për Bashkinë e Tiranës.

Bejko u votua me shumicë nga anëtarësia e Kryesisë së PD, ku në garë ishte dhe Jonila Godole.

Lexo Edhe:

Por gjatë mbledhjes së kryesisë ka patur edhe debate pasi disa nga anëatërt u shprehën kundër nxjerrjes së kandidatëve për Bashkitë e mëdha si Tirana dhe Durrësi, pasi kjo do e dëmtonte edhe më shumë PD-në.

Deputetja Jorida Tabaku, ka mbajtur një qëndrim kundër grupit të Enkeljed Alibeaj, ndërsa është shprehur se nuk është pro nxjerrjes së kanddiatit.

Tabaku kërkoi që energjitë të fokusohen në lista e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit, Partia Demokratike.

Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë, e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte! Më duhet të mendojmë për emrin e PD, për logon dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim, po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, ka thënë Tabaku.

Nuk morën pjesë në votim

Gazment Bardhi

Dhurata Çupi

Jorida Tabaku

Ori Nebiaj

Jonila Godole

Votuan pro Roland Bejkos

Fitim Zekthi

Taulanda Jupi

Kreshnik Collaku

Orjola Pampuri

Xhemal Gjunkshi

Flamur Hoxha

Gazment Koduzi

Enkelejd Alibeaj

Taulant Zeneli

Agron Kapllanaj

Abestenim

Indrit Sefa

Endri Hasa

Juela Hamati

/Gazeta Express