string(96) "zgjedhjet-parlamentare-ne-shqiperi-pas-mbylljes-se-vendvotimeve-pritet-te-nise-numerimi-i-votave"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 19:53

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, pas mbylljes së vendvotimeve pritet të nisë numërimi i votave

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 19:53

Pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë, tashmë pritet të nisë procesi i numërimit. Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Fillimisht do të numërohen votat nga brenda vendit ndërsa më pas edhe ato të diasporës. Përveç partisë, qytetarët kanë patur mundësinë të votojnë edhe për emrin e kandidatëve në pjesën e hapur të listës.

Qendrat e votimit ishin të hapura deri në orën 19:00 ndërsa të drejtën për të votuar e patën mbi 3.7 milionë shqiptarë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri pas ardhjes së demokracisë./tvklan.al