Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, procesi i prodhimit të fletëve të votimit për diasporën ka nisur zyrtarisht.
Sllovenia është vendi ku ka nisur printimi i fletëve të votimit, me shpresën që ato të mbërrijnë në Shqipëri para datës 8 prill. Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, konfirmoi se midis mesit të muajit prill, zarfi me fletën e votimit do të niset me postë për në 85 shtete të ndryshme të botës.
Ky proces është mbështetur nga një shërbim postar i kontraktuar, ndërsa KQZ ka bërë publike edhe kostot për dërgimin dhe kthimin e çdo flete votimi. Shteti shqiptar do të mbulojë këto shpenzime, duke siguruar që votuesi të mos ketë asnjë kosto për shërbimin postar.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...