string(83) "zgjedhjet-ne-venezuele-maduro-akuzon-mafien-shqiptare-po-pengojne-procesin-zgjedhor"

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2025 20:35

Zgjedhjet në Venezuelë, Maduro akuzon mafien shqiptare: Po pengojnë procesin zgjedhor

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2025 20:35

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar mafian shqiptare se po përgatit një komplot për të destabilizuar vendin në prag të zgjedhjeve presidenciale më 25 maj. Sipas tij, grupi kriminal vepron nga Ekuadori dhe ka rekrutuar mercenarë për të kryer sulme terroriste në Venezuelë.

Janë terroristë! Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar njerëzit e saj për të vendosur eksplozivë këtu në Venezuelë… kemi çmontuar një komplot të rrezikshëm që kishte si synim destabilizimin e vendit përmes dhunës, dhe pas tij qëndron mafia shqiptare, presidenti ekuadorian Daniel Noboa dhe amerikanët e lidhur me strukturat paramilitare”, deklaroi Maduro gjatë një konference të jashtëzakonshme.Autoritetet venezueliane kanë lëshuar 38 urdhër-arreste për të dyshuarit, nga të cilët 17 janë shtetas të huaj.