string(84) "zgjedhjet-ne-shqiperi-shpallet-rezultati-perfundimtar-i-votimeve-elektronike-ne-vore"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 11:51

Zgjedhjet në Shqipëri/ Shpallet rezultati përfundimtar i votimeve elektronike në Vorë

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 11:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatin përfundimtar për bashkinë Vorë, ku u zhvillua procesi i votimit dhe numërimit elektronik të votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Socialiste ka fituar 8.082 vota ose 57.09% në total.

Partia e dytë renditet Partia Demokratike – Koalicioni Shqipëria Madhështore, e cila ka marrë 4.803 vota ose 33.93%.

Rezultatet e tjera janë si më poshtë:

  • Partia Socialdemokrate – 330 vota (2.33%)
  • NISMA – SHB – 260 vota (1.84%)
  • MUNDËSIA – 330 vota (2.21%)
  • KEA – 109 vota (0.77%)
  • BASHKË – 142 vota (1.00%)
  • LA – 25 vota (0.18%)
  • ADR – 22 vota (0.16%)
  • AKSH – 25 vota (0.18%)
  • DZH – 45 vota (0.32%)