string(74) "zgjedhjet-ne-shqiperi-policia-e-shtetit-asnje-problem-me-qendrat-e-votimit"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 9:04

Zgjedhjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Asnjë problem me qendrat e votimit

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 9:04

Asnjë problem nuk është konstatuar gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore, si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisionerët e QV-ve, mëngjesin e sotëm, thuhet në reagimin e policisë së shtetit. 

Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023, dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Punonjësit e Policisë që kanë dorëzuar qendrat e votimit janë përqendruar në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga KQZ-ja, siç e përcakton ligji.“, thuhet më tej në njoftimin e policisë së shtetit.

/Gazeta Express