string(91) "zgjedhjet-ne-shqiperi-pd-i-kerkon-kqz-se-dokumentacionin-e-procesit-te-votimit-nga-diaspora"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 14:58

Zgjedhjet në Shqipëri, PD i kërkon KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 14:58

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon dokumentacion të detajuar dhe transparent mbi procesin e votimit nga Diaspora.

Kërkesa, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, përmban disa pika konkrete që synojnë të verifikojnë zbatimin ligjor dhe administrativ të këtij procesi.

Sipas dokumentit të PD-së, në radhë të parë kërkohet dokumentacioni juridik që vërteton se çdo emigrant që është regjistruar në platformën PER ka marrë dhe ka dorëzuar zarfin personalisht, ka firmosur vetë dhe ka paraqitur mjet identifikimi.

Së dyti, PD kërkon informacion mbi numrin e fletëve të votimit të diasporës të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kushtet e sigurisë. Në këtë pikë përfshihet edhe kërkesa për rakordimin e inventarit në çdo fazë të procesit – nga përgatitja e zarfit, dorëzimi te kompania DHL, deri te gjendja e tyre aktuale.

Në pikën e tretë kërkohet numri i fletëve të votimit të diasporës të vulosura nga KQZ por ende të pashpërndara, përfshirë këtu edhe rezervat.

Po ashtu, PD kërkon informacion të saktë mbi numrin e zarfeve të papërdorura të tipit A dhe B, si dhe vendndodhjen e tyre aktuale.

Në një tjetër pikë theksohet nevoja për të ditur se sa zarfe janë dorëzuar te DHL, sa janë kthyer pas si të parregullta dhe sa janë rikthyer nga votuesit emigrantë pas procesit të votimit.