Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ne Shqipëri po shkon drejt fundit. Deri në orën 08:40 të mëngjesit të sotëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë numëruar 4943 nga 5225 qendra votimi, që përfaqësojnë mbi 94% të totalit në 12 zonat zgjedhore të vendit.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Partia Socialiste kryeson me 684,941 vota, ose 52.08% të totalit, duke ruajtur një epërsi të dukshme ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në koalicionin PD-ASHM, të cilët kanë siguruar 453,668 vota, ose 34.50%.
Ndërkohë, partitë e tjera më të votuara janë: