Zgjedhjet në Shqipëri, ndiqni në kohë reale numërimin e votave - Gazeta Express
string(61) "zgjedhjet-ne-shqiperi-ndiqni-ne-kohe-reale-numerimin-e-votave"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 20:14

Zgjedhjet në Shqipëri, ndiqni në kohë reale numërimin e votave

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 20:14

Ditën e sotme Shqipëria ka zhvilluar zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj në 61 bashki të vendit me në garë 144 kandidatë. Nga ora 07:00 5213 deri në orën 19:00 qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre me votë.

Deri më tani kanë dalë rezultatet e para në Kamëz ku bëhet me dije se në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përditëson të dhënat për pjesëmarrjen si dhe për procesin e numërimit, çdo një orë dhe për t’u njohur më me detaje për pjesëmarrjen në votime klikoni KËTU!

LEXO zhvillimet minutë pas minute

20:15 Del rezultati i kutive të para në Vorë, kush kryeson

Ka dalë rezultati i dy kutive në Vorë dhe sipas të dhënave paraprake që mëson AlbEu.com, rezultati është: Blerim Shera – 223 vota dhe Indrit Hoxha – 241 vota

19:59 Dalin rezultatet në dy qendra votimi në Kamzë

Kanë dalë rezultatet në dy qendra votimi për Bashkinë Kamzë, të cilat janë numëruar në KZAZ numër 27. Bëhet me dije se në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.

/Gazeta Express