Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ publikon shifrat për pjesëmarrjen deri në orën 17:00
Lajme
Gazeta Express
11/05/2025 17:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17.
Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 38.44% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.
Në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë në këtë orë përqindja ishte 35.07%, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 16 ka qenë 43.89%.