Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Kandidatët janë kryesisht nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj, dhe Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Tom Doshi. Verifikimi do të fokusohet në të dhënat e deklaruara nga kandidatët në formularët e vetëdeklarimit.
Kandidatë të përfshirë në këtë verifikim janë:
Në formularët e vetëdeklarimit, kandidatët janë të detyruar të shpallin të dhënat kryesore personale, përfshirë emrin, atësinë, datëlindjen, vendlindjen dhe dokumentin e identifikimit. Po ashtu, ata duhet të deklarojnë nëse janë të dënuar, ndërsa çdo deklaratë e rreme do të sjel