string(114) "zgjedhjet-ne-shqiperi-ja-kandidatet-qe-siguruan-mandatin-nga-listat-e-mbyllura-ne-qarqet-ku-ka-perfunduar-numerimi"

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2025 20:15

Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2025 20:15

Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë publike edhe emrat e kandidatëve për deputetë që kanë siguruar një vend në Kuvendin e Shqipërisë përmes listave të mbyllura të partive politike. Në këto raste, mjaftonte vota për partinë që kandidati të fitonte mandatin, duke qenë se renditja në listë përcaktonte automatikisht përfaqësimin, në varësi të numrit të mandateve të fituara nga subjekti.

Qarku Berat (7 mandate)

  • PS (5 mandate): Ervin Demo, Enriketa Jaho
  • PD (2 mandate): Enno Bozdo, Zija Ismaili

Qarku Dibër (5 mandate)

  • PS (3 mandate): Blendi Klosi, Alma Selami
  • PD (2 mandate): Xhelal Mziu, Denisa Vata

Qarku Korçë (10 mandate)

  • PS (6 mandate): Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari
  • PD (4 mandate): Ivi Kaso, Ledina Alolli, Bledjon Nallbati

Qarku Kukës (3 mandate)

  • PD (2 mandate): Flamur Hoxha
  • PS (1 mandat): Eduard Shalsi

Qarku Lezhë (7 mandate)

  • PD (4 mandate): Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti
  • PS (3 mandate): Ulsi Manja, Ermal Pacaj

Qarku Vlorë (12 mandate)

  • PS (8 mandate): Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu
  • PD (4 mandate): Bujar Leskaj, Vangjel Dule, Ina Zhupa, Atird Hoxha

Për pjesën tjetër të qarqeve, numërimi është ende në proces, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhen publike edhe rezultatet përfundimtare dhe emrat e deputetëve të rinj që do të ulen në Kuvendin e ri të Shqipërisë.