string(73) "zgjedhjet-ne-shqiperi-deri-tani-pjesemarrja-gati-5-4-me-e-ulet-se-ne-2021"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 17:38

Zgjedhjet në Shqipëri, deri tani pjesëmarrja gati 5.4% më e ulët se në 2021

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 17:38

Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët shqiptarë po ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kuvendin e ri të Shqipërisë. Deri më tani, procesi ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, me disa incidente të vogla të raportuara në disa qarqe.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 38.42%, bazuar në të dhënat e raportuara nga 2,413 nga gjithsej 5,225 qendra votimi. Pjesëmarrja rezulton rreth 5.4% më e ulët krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku deri në orën 16:00 ishte afro 43.8%.

Ndërkohë, janë regjistruar shtatë raste arrestimesh për fotografim të votës. Rastet përfshijnë persona të arrestuar në Elbasan, Gjirokastër, Librazhd dhe zona të tjera, mes tyre edhe një ish-punonjës policie. Të gjithë të arrestuarit dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit brenda kabinës.

Votimi vijon deri në orën 19:00.