string(66) "zgjedhjet-ne-shqiperi-be-mohon-nderhyrjen-ne-raportin-e-osbe-odihr"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 18:22

Zgjedhjet në Shqipëri, BE mohon ndërhyrjen në raportin e OSBE/ODIHR

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 18:22

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mohuar sot në mënyrë të prerë çdo pretendim për ndërhyrje të BE-së në raportin paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Në një deklaratë për mediat pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, Gonzato theksoi se delegacioni i BE nuk ka ndikuar dhe nuk ndërhyn në përmbajtjen e raporteve të këtij misioni ndërkombëtar.

“Bashkimi Europian, të cilin unë përfaqësoj këtu në Shqipëri, nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Pretendimet për ndonjë ndikim të mundshëm të BE-së në raportin e ODIHR janë tërësisht të pavërteta,” tha ambasadori Gonzato. Ai nënvizoi se ODIHR është një strukturë tërësisht e pavarur dhe metodologjia e tij është e njohur dhe e respektuar nga të gjithë aktorët politikë.

Në lidhje me akuzat për lobim të Partisë Demokratike në SHBA në vlerën prej 6 milionë dollarësh, ambasadori Gonzato zgjodhi të mos komentojë, duke thënë se “do të presim autoritetet kompetente”.

Nga ana tjetër, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri të ditur se takimi me ambasadorin Gonzato kishte si fokus përgatitjet për zgjedhjet, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për punën e KQZ-së dhe rëndësinë e zhvillimit të një procesi me integritet.

“Është e nevojshme që institucionet dhe partitë politike të reflektojnë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme,” deklaroi Celibashi.