Zgjedhjet në Shqipëri/ Arrestimi i parë për blerje votash ndodh në Lushnje - Gazeta Express
string(73) "zgjedhjet-ne-shqiperi-arrestimi-i-pare-per-blerje-votash-ndodh-ne-lushnje"

Shqiperi

Gazeta Express

14/04/2025 19:22

Zgjedhjet në Shqipëri/ Arrestimi i parë për blerje votash ndodh në Lushnje

Shqiperi

Gazeta Express

14/04/2025 19:22

Vetëm katër ditë pas nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në Lushnje është shënuar rasti i parë i arrestimit për korrupsion aktiv në procesin zgjedhor.Në pranga ka rënë Marin Leka, 38 vjeç, i cili akuzohet se i ka premtuar një shtetasi, Muharrem Toska, shumën prej 50 mijë lekësh të reja në këmbim të votave për Partinë Demokratike. Megjithatë, në njoftimin zyrtar nuk specifikohet numri i votave që Toska do të siguronte në favor të këtij subjekti politik.Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë së Fierit, gjatë momentit të arrestimit Marin Lekës iu gjet në xhep karta e identitetit e Muharrem Toskës. Ky i fundit, pasi kishte rënë dakord fillimisht për marrëveshjen, e denoncoi ngjarjen në polici vetëm pak orë më vonë.Policia ka sekuestruar dokumentin e identitetit si provë materiale, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të dyshuar për blerje votash vijojnë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement