Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri vijon, ndërsa deri më tani janë numëruar 60% e qendrave të votimit, ose 3192 nga 5225 në total. Të dhënat paraprake tregojnë se Partia Socialiste kryeson me 52.7% të votave, çka përkthehet në 83 mandate, duke e çuar kryeministrin Edi Rama drejt një mandati të katërt radhazi.
Ndërkohë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj shënojnë një rënie në shkallë vendi, duke siguruar vetëm 34% të votave, ose 51 mandate, krahasuar me 63 në zgjedhjet e vitit 2021. Socialistët kanë përmbysur rezultatin edhe në zona tradicionale të djathta si Dibra dhe Lezha.
Ndër forcat e tjera politike:
Partitë më të vogla si Koalicioni Euroatlantik, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, Aleanca Demokracia e Re, Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Lëvizja Atdheu nuk kanë arritur të sigurojnë përfaqësim.