Zgjedhjet në Podujevë: Ende askush nuk ka aplikuar për akreditim të vëzhguesve - Gazeta Express
string(77) "zgjedhjet-ne-podujeve-ende-askush-nuk-ka-aplikuar-per-akreditim-te-vezhguesve"

Gazeta Express

19/02/2020 16:35

Zgjedhjet në Podujevë: Ende askush nuk ka aplikuar për akreditim të vëzhguesve

Gazeta Express

19/02/2020 16:35

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars. Tri parti kanë caktuar kandidatin me të cilin do të kandidojnë për të marrë postin e të parit të Podujevës. Afati për aplikim për vëzhguesit është hapur, por deri më tani nuk ka aplikuar askush, shkruan Express

Edhe 25 ditë kanë mbetur deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

Lexo Edhe:

Megjithatë, asnjë nga partitë politike, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë aplikuar për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet.

Kështu ka thënë për Express zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Afatet për aplikim për akreditim të vëzhguesve kanë filluar më 14 shkurt, por deri më tani nuk kemi pranuar asnjë aplikim. Ne jemi në pritje të aplikimit të tyre”, ka thënë Elezi.

Ai ka treguar se afati për aplikim është i hapur deri më 12 mars, për mediat dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Ndërkaq partitë politike dhe OJQ’të mund të aplikojnë deri më 10 mars.

Mediat dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë afat që deri më 12 mars të bëjnë aplikimin e tyre për të marrë akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve. Gjithashtu, edhe subjektet politike dhe OJQ-të mund të paraqesin aplikimet për akreditimin e vëzhguesve të tyre deri më 10 mars”, ka thënë Elezi.

Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së, janë kandidatët që janë në garë për të vazhduar postin e kryetarit të deritanishëm, Agim Veliu.

Veliu ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Podujevës pasi është emëruar ministër i Punëve të Brendshme  në Qeverinë e re./GazetaExpress/