Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri, shkak moti i keq dhe fushata e vakët - Gazeta Express
string(99) "pjesemarrje-e-ulet-ne-zgjedhjet-e-pjesshme-vendore-ne-shqiperi-shkak-moti-i-keq-dhe-fushata-e-vaket"

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 13:56

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri, shkak moti i keq dhe fushata e vakët

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 13:56

Në Shqipëri po zhvillohen sot zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki të vendit, ndërsa pjesëmarrja e zgjedhësve deri në orët e paradites mbetet e ulët.

Në fshatin Tragjas të Vlorës, nga 1170 zgjedhës, vetëm rreth 60 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës. Anëtarët e komisioneve zgjedhore raportojnë se procesi po vijon qetësisht, por mot i keq, rrugët e pashtruara dhe fushata e vakët kanë ndikuar ndjeshëm në pjesëmarrje.

Kjo zonë është njohur më herët edhe për protestat e banorëve kundër projektit të ndërtimit të një ujësjellësi të ri, që sipas tyre do të merrte ujin e fshatit për të furnizuar zonat turistike të Palasës dhe Dhërmiut.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pjesëmarrja në Tragjas ishte dukshëm më e lartë, me gati 300 votues, ndërsa rreth 70% e votave i shkuan Partisë Socialiste.

Ndryshe nga ajo periudhë, sot procesi po zhvillohet në kushte të vështira atmosferike dhe me interes të ulët nga banorët, një situatë e ngjashme edhe në disa nga bashkitë e tjera ku po mbahet votimi.

/Gazeta Express