Zgjedhjet në datën që e kërkoi Kurti, Osmani thotë se ka pasur edhe vendime të kundërta karshi Qeverisë gjatë mandatit - Gazeta Express
string(117) "zgjedhjet-ne-daten-qe-e-kerkoi-kurti-osmani-thote-se-ka-pasur-edhe-vendime-te-kunderta-karshi-qeverise-gjate-mandatit"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 14:00

Zgjedhjet në datën që e kërkoi Kurti, Osmani thotë se ka pasur edhe vendime të kundërta karshi Qeverisë gjatë mandatit

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 14:00

Presidentja Vjosa Osmani ka mbrojtur datën e caktuar të zgjedhjeve për 28 dhjetor, e cila ishte preferencë e Vetëvendosjes dhe aleatëve të tij.

E pyetur për akuzat se që po qëndron në linjë me Albin Kurtin, Osmani u përgjigj fillimisht me një thënie e më pas tha se gjatë mandatit të saj ka pasë edhe kundërshtime me qeverinë, por se “prapë nuk iu kanë rënë tamam”.

“Siç kanë thënë disa njerëz të mençur shumë para nesh: “Nëse askush nuk të akuzon për asgjë nuk ke qëndruar”.

“Ka dhjetëra raste përgjatë këtyre pesë viteve që përkundër faktit që kam dalë me vendime krejtësisht të kundërta me ato të qeverisë përsëri nuk iu kanë rënë tamam, përsëri janë ankuar, përsëri kanë akuzuar. Kështu që siç po e shihni përkundër këtyre akuzave pesëvjeçare e shumë të tjerave që do të vijnë edhe sonte edhe nesër, unë qëndroj dhe do të qëndroj edhe shumë gjatë duke mbrojtur interesin e Kosovës”.

“Ata që akuzojnë pa lexuar pa analizuar dhe pa menduar gjatë, është mirë të mendojnë që do të vijnë edhe pas zgjedhjeve te unë për të kërkuar mandatin, kushdo që e fiton”./Express/