Përderisa zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen me 28 dhjetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se nuk ka buxhet për organizimin e tyre. Zëdhënësi I KQZ-së Valmir Elezi tha për RTV21 se në mbledhjen e radhës ky institucion do të miratojë planifikimin buxhetor dhe kërkesën buxhetore do ta përcjell për miratim në qeveri.
Sipas tij, organizmi i një procesi të ri zgjedhor të paplanifikuar përbën sfidë për KQZ-në por që do të veprojnë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor që ka komisioni.
“Natyrisht që organizmi i procesi te ri zgjedhor brenda një përudhë të shkurtër kohore përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e tij veçanërisht për faktin e aktualisht jemi në përmbyllje të administrimit të zgjedhjeve lokale të këtij viti e megjithatë KQZ si çdo herë tjetër do të veprojë në përputhje të plotë më mandati kushtetues dhe ligjor si dhe do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizmin e këtyre zgjedhjeve. Jo, KQZ-ja nuk ka mjete buxhetor për organizimin e këtyre e zgjedhjeve është proces zgjedhor i paplanifikuar të ndodhte në 2025 natyrisht që në mbledhjen e radhës KQZ-ja do të miratoj planifikimin buxhetor dhe kërkesën buxhetore do ta përcjell për miratim në qeveri. KQZ-ja ka vepruar kësisoj edhe në rastet e mëparshme kur ka pas situata të tilla”., tha Elezi
Lidhur me këtë çështje RTV21 kontaktoi qeverinë në detyrë por e njëjta deri më tani nuk dha ndonjë përgjigje se si dhe nga do të ndahen mjetet për organizim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.