Zgjedhjet lokale, Sejdiu: Vota nuk ka përkatësi etnike, do të mbështesim partnerët - Gazeta Express
string(79) "zgjedhjet-lokale-sejdiu-vota-nuk-ka-perkatesi-etnike-do-te-mbeshtesim-partneret"

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2025 12:50

Zgjedhjet lokale, Sejdiu: Vota nuk ka përkatësi etnike, do të mbështesim partnerët

Maqedoni

Gazeta Express

06/02/2025 12:50


Që VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në edhe në zgjedhjet lokale, e konfirmoi edhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. Sipas tij, vota nuk ka përkatësi etnike dhe ata nuk mund të ndalojnë që qytetarët e përkatësive të tjera t’i votojnë. Sejdiu, i pyetur për legjitimitetin që del nga vota e pastër shqiptare, tha se zgjedhjet lokale dallojnë nga ata parlamentaret, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Ju pyeta sidomos për VMRO-DPMNE-në sepse si u bë që të kërkohet bashkëpunim me një parti maqedonase pasi dihet se në zgjedhjet kaluara parlamentare, koalicioni VLEN thirrej në legjitmitetin e votës së pastër etnike shqiptare. A nuk jeni pak kontradiktor?

“Zgjedhjet lokale dallojnë shumë nga zgjedhjet qendrore dhe parlamentare. Në flasim për zgjedhje lokale tani dhe pyetja ishte e tillë. Në raundin e dytë, në disa qytete ku ne do të garojmë, normalisht se nëse ngelet një parti e caktuar që është me ne në partneritet, në koalicionim dhe nuk ka kandidatin e saj në rrethin e dytë, normalisht se do të përkrahemi njëri me tjetrin”, u përgjigj Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa, përcjell Gazeta Express nga Alsat.mk.

Advertisement
Advertisement
Advertisement