string(89) "zgjedhjet-lokale-sa-anetare-ne-asamble-mund-te-kene-komunat-ne-baze-te-numrit-te-banoreve"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:00

Zgjedhjet lokale, sa anëtarë në Asamble mund të kenë komunat në bazë të numrit të banorëve

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:00

Numri i anëtarëve në Kuvendin e Komunës të një komune duhet të jetë proporcional, varësisht nga numri i qytetarëve në komunë, me përjashtim të Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Para zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në kuadër të procesit parapërgatitor për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti, ka pranuar shkresën njoftuese nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) lidhur me numrin e anëtarëve të Kuvendit të Komunave.

Në përgjigje ndaj kërkesës së KQZ-së, shkresa njoftuese e MAPL-së bazohet në numrin e banorëve në komunat e Republikës së Kosovës nga regjistrimi i popullsisë i realizuar në vitin 2024.

“Duke u mbështetur në nenin 36, paragrafin 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, numri i anëtarëve në Kuvendin e Komunës të një komune duhet të jetë proporcional, varësisht nga numri i qytetarëve në komunë, me përjashtim të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, që sipas paragrafit 2, përbëhet prej 51 anëtarëve”, njoftoi KQZ.

•             nëse komuna i ka deri në 10.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 15 anëtarëve;

•             nëse komuna i ka prej 10.001 deri 20.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 19 anëtarëve;

•             nëse komuna i ka prej 20.001 deri 30.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 21 anëtarëve;

•             nëse komuna i ka prej 30.001 deri 50.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 27 anëtarëve;

•             nëse komuna i ka prej 50.001 deri 70.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 31 anëtarëve;

•             nëse komuna i ka prej 70.001 deri 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 35 anëtarëve;

•             nëse komuna i ka më shumë se 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 41 anëtarëve.