Zgjedhjet Lokale: Rreth 27 mijë të rinj votojnë për herë të parë - Gazeta Express
string(72) "zgjedhjet-lokale-rreth-27-mije-te-rinj-qe-do-te-votojne-per-here-te-pare"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 9:01

Zgjedhjet Lokale: Rreth 27 mijë të rinj votojnë për herë të parë

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 9:01

Nga krahasimi i listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025 me Listën e votuesve të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me 9 shkurt 2025, rezulton se lista e votuesve për këto zgjedhje përmban 37,499 votues më shumë.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë për KosovaPress, se nga ky numër i përgjithshëm i votuesve të rinj, 10,700  votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës dhe 26,799 votues janë të rinj që pas Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale 2025. /Kosovapress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement