Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ shpall tender për transportin e materialit dhe furnizim me ngjyrë murtikulare - Gazeta Express
string(109) "zgjedhjet-lokale-po-afrohen-kqz-shpall-tender-per-transportin-e-materialit-dhe-furnizim-me-ngjyre-murtikulare"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 12:10

Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ shpall tender për transportin e materialit dhe furnizim me ngjyrë murtikulare

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 12:10

Na ndajnë 2 muaj nga zgjdhjet lokale të këtij viti.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), veçse ka nisur përgatitjet për këtë proces.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i udhëhequr nga Kreshnik Radoniqi ka kërkuar një operator ekonomik i cili merr përsipër transportin e materialit zgjedhor.

Për tenderin: “Transporti i materialit zgjedhor Zgjedhjet Lokale 2025 duke perfshirë ruandin e parë dhe dytë (balotazhin)”, janë ndarë hiç më pak se 55 mijë euro.

Kësisoji, KQZ ka shpallur tender për tu furnizuar me ngjyrë murtikulare për shënjimin e votuesve, transmeton IndeksOnline.

Vlera e parashikuar për këtë tender është 28 mijë euro.

Dhjetë subjekte politike, prej të cilave dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.