Zgjedhjet lokale nesër, KQZ sot shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna - Gazeta Express
string(73) "zgjedhjet-lokale-neser-kqz-sot-shperndan-materialin-zgjedhor-neper-komuna"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 7:23

Zgjedhjet lokale nesër, KQZ sot shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 7:23

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen nesër më 12 tetor.

Partitë politike kanë intensifikuar fushatën ditët e fundit me thirrjet për votim të kandidatëve të tyre.

Zgjedhjet lokale nesër do të mbahen pa hijen e bllokadës së krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit meqë Kuvendi dje u shpall i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë.

Sidoqoftë, këto zgjedhje lokale e gjejnë Kosovën pa institucione./Express/