Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri më tani pjesëmarrja në këto zgjedhje është 1.29%.
Nga 5213 QV gjithsej deri më tani në Komisionin qendror të zgjedhjeve kanë raportuar për pjesëmarrjen 2468 qendra votimi. Pjesëmarrja deri në orën 8:00 ishte 1.29%.
Ndërkohë që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një raportim në lidhje me problematikat e pajisjeve të identifikimit dhe për numrin e qendrave të votimit ku procesi ka nisur me vonesë ose s’ka nisur ende.
Pjesëmarrja është e ulët dhe ngelet për tu parë nëse në orët në vijim do të kemi një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në qendrat e votimit për zgjedhjen e kryebashkiakëve.
/Gazeta Express