Procesi i ankesave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit ka hyrë në fazën përfundimtare. Pas vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), çështjet janë kaluar për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor, shkalla e tretë dhe e fundit në këtë proces.
PD dhe aleatët e saj kërkojnë pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në disa qarqe, duke pretenduar manipulime dhe përdorimin e skemës së njohur si “treni bullgar”.
Sot u shqyrtua ankesa për qarkun Lezhë. Pas disa orësh debat mes palëve, Kolegji Zgjedhor vendosi ta rrëzojë kërkesën, duke e cilësuar të pambështetur në prova.
Po gjatë ditës u hodhën poshtë edhe ankesat për qarqet Gjirokastër dhe Kukës. Ndërkohë, pritet vendimi për ankesën e paraqitur për qarkun e Korçës.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...