Zgjedhjet e reja, Hamza e pret Lladrovcin në selinë e PDK-së, flasin për mobilizim e maksimizim të votës në Drenas - Gazeta Express
string(112) "zgjedhjet-e-reja-hamza-e-pret-lladrovcin-ne-seline-e-pdk-se-flasin-per-mobilizim-e-maksimizim-te-votes-ne-drenas"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 17:04

Zgjedhjet e reja, Hamza e pret Lladrovcin në selinë e PDK-së, flasin për mobilizim e maksimizim të votës në Drenas

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 17:04

Kreu i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, e ka pritur sot në një takim në zyrat e PDK-së, Ramiz Lladrvocin.

Hamza ka thënë se në takim kanë biseduar rreth mobilizimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimin për ta maksimizuar votën në Drenas.  

Kandidati për kryeministër ka thënë se PDK në Drenas është e bashkuar dhe e gatshme për fitore.

“Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci.Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh.

PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore”, ka shkruar Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement