Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri do të kushtojnë 306 milionë lekë - Gazeta Express
string(65) "zgjedhjet-e-pjesshme-ne-shqiperi-do-te-kushtojne-306-milione-leke"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 16:23

Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri do të kushtojnë 306 milionë lekë

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 16:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki të vendit do të kushtojnë rreth 306 milionë lekë (afro 3 milionë euro).

Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se kjo shumë mbulon të gjithë logjistikën, përfshirë personelin dhe përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik.Zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Fushata elektorale pritet të zgjasë vetëm një javë, nga 1 deri më 8 nëntor.