Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Celibashi: Kandidati i pavarur duhet të mbledhë firma mbështetëse - Gazeta Express
string(92) "zgjedhjet-e-pjesshme-lokale-celibashi-kandidati-i-pavarur-duhet-te-mbledhe-firma-mbeshtetese"

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 12:59

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Celibashi: Kandidati i pavarur duhet të mbledhë firma mbështetëse

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 12:59

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor në 5 bashki.

Celibashi është shprehur se një kandidat i pavarur duhet të marrë firma mbështetëse nga jo më pak se 1% e zgjedhësve të bashkisë ku do të garojë. Ai shtoi më tej se deri tani në KQZ nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Komitete Nismëtare apo kandidatë të pavarur për t’u regjistruar për zgjedhjet në bashkinë e Tepelenës, Matit, Beratit, Vlorës dhe Cërrikut.

“Kandidati i pavarur duhet të marrë firma mbështetëse nga jo më pak se 1% e zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Komitete Nismëtare apo kandidatë të pavarur që përfaqësohen nga këto Komitete Nismëtare për t’u regjistruar si i tillë për zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera”, tha Celibashi.

Ndërkohë lidhur me Bashkinë e Tiranës, kryekomisioneri tha se mbledhja e firmave nuk mund të fillojë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit për datën e zgjedhjeve në kryeqytet.