Zgjedhjet e 30 qershorit në ‘Venecia’, Meta: Kurrë më votime moniste, shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 12:55

Zgjedhjet e 30 qershorit në ‘Venecia’, Meta: Kurrë më votime moniste, shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 12:55

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nxjerrë 10 fakte dhe argumente për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit pasi të marrë opinionin nga Komisioni i Venecias, por Meta thotë se shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

Ai premton se kurrë më nuk do të ketë votime moniste në Shqipëri.

STATUSI NGA ILIR META

Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.