Zgjedhjet e 28 Nëntorit, Albulena Haxhiu thirrje mërgatës: Vota e juaj vendimtare - Gazeta Express
string(79) "zgjedhjet-e-28-nentorit-albulena-haxhiu-thirrje-mergates-vota-e-juaj-vendimtare"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 21:52

Zgjedhjet e 28 Nëntorit, Albulena Haxhiu thirrje mërgatës: Vota e juaj vendimtare

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 21:52

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka postuar një video në Facebook, ku ka ftuar bashkatdhetarët që të votojnë.

Ajo tha se vota e diasporës është vendimtare.

Haxhiu kërkoi të regjistrohen për të votuar me postë ata që nuk mund të jenë fizikisht në Kosovë më 28 dhjetor.

“Çdo votë ka peshë, e vota juaj është vendimtare. E ju që nuk mund të vini ju ftoj që sa më parë të regjistrohuni, sepse afati është tepër i shkurtër deri më 6 dhjetor, në rast se nuk mund të jeni fizikisht më 28 dhjetor në Kosovë”, ka thënë ajo, /Gazeta Express