Zgjedhjet e 14 Majit, Alibeaj prezanton kandidatin e Kurbinit me strukturat e degës - Gazeta Express
string(82) "zgjedhjet-e-14-majit-alibeaj-prezanton-kandidatin-e-kurbinit-me-strukturat-e-deges"

Zgjedhjet e 14 Majit, Alibeaj prezanton kandidatin e Kurbinit me strukturat e degës

Shqiperi

Gazeta Express

08/02/2023 19:07

Ditën e sotme Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatin për zgjedhjet vendore 2023 për bashkinë e Kurbinit. Mjeku Genc Doçi do të kandidojë në garën elektorale të 14-majit për grupin e Alibeajt. Ka qenë vetë Alibeaj që ka prezantuar kandidatin Doçi me strukturat drejtuese të degës së PD.

Takimi u zhvillua sot pasdite në Kurbin, ku kandidati Doçi u shpreh se për Kurbinin duhet një ndryshim për t’ia kthyer qeverisjen qytetarëve dhe jo pushtetarëve të korruptuar që e kanë mbajtur peng këtë bashki vitet e fundit.

Lexo Edhe:

Kur ka mbetur rreth 1 muaj nga afatet për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, në PD nuk ka asnjë shenjë bashkimi. Përballë Berishës që tashmë ka nisur fushatën në të gjithë vendin, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatët e tij në 11 bashki periferike.

Më pak se 30 ditë, nga afati kur PD zyrtare do të regjistrohet si subjekt zgjedhor, kandidatët janë zbuluar në Mallakastër, Poliçan, Kuçovë, Kamëz, Lezhë, Krujë, Dibër, Kurbin, Dimal, Patos e Vaun e Dejës, disa prej të cilave njihen si bashki tradicionalisht të djathta, e që ndarja e votave i rrit mundësitë PS për t’i mbajtur.  Mirëpo,  para se të shkohet në zgjedhje, sfida e PD së Alibeajt është regjistrimi i kandidatëve, që njëjtë si Berisha pa vulë e logo, mund të rrezikohet.

Ndërkohë Alibeaj ende nuk ka zgjedhur kandidatin që do ti vërë përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit për bashkinë e Tiranës apo në bashkitë e tjera të mëdha si Durrës, Elbasan e Shkodër. Alibeaj vendosi të nxjerrë kandidatët e tij, pas dështimit të negociatave me PD e Berishës për të dalë në zgjedhje me 1 kandidat ndërsa në takimet e tij me strukturat, kohët e fundit është shfaqur edhe ish kryedemokrati Lulzim Basha.

Kandidatët e Grupit të Alibeajt
Mallakastër– Agron Kapllanaj
Poliçan – Florian Qamo 
Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
Kamëz – Bilbil Bajraktari
Lezhë – Sandër Marku
Krujë – Sabah Sheta
Dibër – Naim Gazidede
Kurbin– Genc Doçi
Dimal– Dritan Sula
Patos– Pranvera Rizai
Vaut i Dejës– Klomentina Drini
Kurbin– Genc Doçi