Zgjedhjet e 11 majit, Sula: Nuk më përfshinë në listën e kandidatëve të PD-së, sepse jam “SPAKIST” - Gazeta Express
string(93) "zgjedhjet-e-11-majit-sula-nuk-me-perfshine-ne-listen-e-kandidateve-te-pd-se-sepse-jam-spakist"

Shqiperi

Gazeta Express

12/03/2025 14:51

Zgjedhjet e 11 majit, Sula: Nuk më përfshinë në listën e kandidatëve të PD-së, sepse jam “SPAKIST”

Shqiperi

Gazeta Express

12/03/2025 14:51

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga dorëzimi i listës shumemërore të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula bëri të ditur se është njoftuar se “nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, sipas tij, për një arsye të vetme sepse është “SPAKIST”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Sula, i cili në primaret e zhvilluara nga PD rezultoi kandidati më i votuar në qarkun e Elbasanit me 538 vota, nënvizon se “për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së”.

“Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë t’i bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë”, shkruan më tej Sula.

Sula thekson se “për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga çdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend”.

“Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit”, shkruan Sula.

Advertisement
Advertisement
Advertisement