string(74) "zgjedhjet-e-11-majit-regjistrohen-26-parti-basha-e-alibeaj-ende-pa-kerkese"

Shqiperi

Gazeta Express

23/02/2025 13:23

Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 26 parti, Basha e Alibeaj ende pa kërkesë

Shqiperi

Gazeta Express

23/02/2025 13:23

Krahas 3 partive kryesore PS, PD dhe PL, edhe 23 parti të tjera të vogla janë regjistruar deri më tani, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

Teksa kanë mbetur dy ditë nga  nga afati i regjistrimit të partive, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj ende nuk kanë paraqitur kërkesë në KQZ.

Numri i partive që kanë depozituar kërkesa për regjistrim deri tani:

  1. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
  2. Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
  3. Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
  4. Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
  5. Mundësia (Mundësia)
  6. Partia Kristian Demokrate (PKD)
  7. Nisma Thurje (Nisma)
  8. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
  9. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
  10. Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
  11. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
  12. Partia e Lirisë (PL)
  13. Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
  14. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
  15. Lëvizja Bashkë (Bashkë)
  16. Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
  17. Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
  18. Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
  19. Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
  20. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
  21. Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
  22. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
  23. Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
  24. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
  25. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
  26. Partia Lëvizja Atdheu (LA)