“Zgjedhjet e 11 majit”, Rama tregon nga Bledi arsyen pse PS siguroi një fitore historike - Gazeta Express
string(85) "zgjedhjet-e-11-majit-rama-tregon-nga-bledi-arsyen-pse-ps-siguroi-nje-fitore-historike"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 19:20

“Zgjedhjet e 11 majit”, Rama tregon nga Bledi arsyen pse PS siguroi një fitore historike

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 19:20

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni, arsyet e fitores së thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku PS siguroi 83 mandate, kundrejt 50 mandateve të Partisë Demokratike.

Sipas Ramës, rezultati i lartë elektoral lidhet ngushtë me mesazhet dhe zotimet e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade.

Nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore pikërisht mbi premisën e BE-së. Arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe me thirrjen që të gjithë të mblidheshin rreth flamurit, për ta sjellë atë në BE,” tha Rama.

Kryeministri shtoi se gjatë forumit, një përfaqësues nga Sllovenia i kishte thënë:

“Po ecni shumë mirë drejt BE-së, por kini kujdes çfarë dëshironi, sepse ne jemi tashmë në BE dhe nuk po ecim aq mirë përbrenda saj.”