Zgjedhjet e 11 majit/ Prezenca e OSBE mbështet Task-Forcën e SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore - Gazeta Express
string(116) "zgjedhjet-e-11-majit-prezenca-e-osbe-mbeshtet-task-forcen-e-spak-ut-per-parandalimin-dhe-hetimin-e-krimeve-zgjedhore"

Shqiperi

Gazeta Express

09/04/2025 13:20

Zgjedhjet e 11 majit/ Prezenca e OSBE mbështet Task-Forcën e SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore

Shqiperi

Gazeta Express

09/04/2025 13:20

Në kuadër të përpjekjeve për të forcuar kapacitetet e SPAK-ut për hetimin e krimeve zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhuruar sete pajisjesh kompjuterike. Donacioni përfshin 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë, të cilat do të përdoren nga grupet hetimore në terren dhe nga struktura qendrore e SPAK-ut për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pajisjet do të mbështesin 13 grupe hetimore që do të mbulojnë të 12 qarqet e Shqipërisë, duke përfshirë prokurorët e SPAK-ut, hetuesit e BKH-së dhe agjentët financiarë. Ata do të përqendrohen në parandalimin dhe hetimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe të infrastrukturës shtetërore, si dhe përfshirjen e grupeve kriminale në proceset zgjedhore.Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, dhe drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e demokracisë dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky donacion është pjesë e projektit të OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri,” i financuar nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement