string(85) "zgjedhjet-e-11-majit-ambasadori-i-osbe-viziton-qendren-e-kqz-se-te-votimit-nga-jashte"

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 11:30

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i OSBE viziton qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 11:30

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran i shoqëruar edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vizituar sot qendrën e KQZ-së së Votimit nga Jashtë.

Drejtoria e Votimit nga Jashtë, Jona Josifi i ka treguar të gjithë procesin që nga mbërritja e votës, hapja e zarfeve dhe ndarja e materialeve në kutitë përkatëse për t’u numëruar, më pas, pas përfundimit të procesit të votimit në Shqipëri, paralelisht me votat e tjera.Ambasadori është shprehur i impresionuar në lidhje me nivelin e profesionalizmit me të cilin është organizuar mbledhja e votave nga jashtë vendit.