Zgjedhjet, Balla thirrje opozitës: Votoni për shtyrjen e afatit të regjistrimit të emigrantëve - Gazeta Express
string(92) "zgjedhjet-balla-thirrje-opozites-votoni-per-shtyrjen-e-afatit-te-regjistrimit-te-emigranteve"

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2025 17:59

Zgjedhjet, Balla thirrje opozitës: Votoni për shtyrjen e afatit të regjistrimit të emigrantëve

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2025 17:59

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla i kërkoi sot opozitës të bashkojë votat për shtyrjen e afatit të regjistrimit të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë për të marrë pjesë në votimet e 11 majit, sikundër dhe për fondin për KQZ për të përballuar koston e postimit së fletës së votimit.

Duke replikuar në seancën e sotme të Kuvendit me kreun e PD-së, Sali Berisha, Balla tha se në vitin 2008 është bërë një reformë zgjedhore, ku është dakordësuar që në Shqipëri mund të votosh vetëm me një dokument biometrik të Republikës së Shqipërisë.

“Dhe prej vitit 2009 mund të votohet vetëm me një dokument të tillë. Kjo ka ardhur si kërkesë prej vitesh e të gjitha palëve që i referoheshin edhe raporteve të OSBE/ODIHR, sa i përket manipulimeve zgjedhore”, tha Balla.

Por, kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se nuk ka pasur vendim të Gjykatës Kushtetuese e as ligj që iu njihte të drejtën qytetarëve shqiptarë jashtë, të votojnë në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.

Ai e cilësoi spekulim qëndrimin e Ballës lidhur me këtë çështje. Madje, Berisha deklaroi se e kishte sjellë që në vitin 2013 ligjin që i jepte të drejtën shqiptarëve jashtë të përfshiheshin në procesin e votimit në Shqipëri. Por, tha ai, ky ligj u kundërshtua nga ish-kreu i opozitës atëherë, sot kryeministër i vendit, Edi Rama.

“Rama kërcënoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje,” tha Berisha.

Sipas tij, tashmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese vendosi që qytetarët jashtë vendit të votojnë. “Kemi të bëjmë me një zhvillim të ri dhe nuk ka gjë më absurde se sa të vësh në dyshim shtetësinë për qytetarët shqiptarë. Nuk ka përcaktim kushtetues. “Shtetësia garantohet me Kushtetutë dhe nuk mund të hiqet” – thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Nëse s’keni frikë nga vota e shqiptarëve, lejojini ata të votojnë me çdo dokument biometrik që disponojnë,” deklaroi Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement