Zgjedhje pa koalicione? Kryemadhi: Lojë e Ramës, e di që do të humbë në 2021 - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2020 22:23

Zgjedhje pa koalicione? Kryemadhi: Lojë e Ramës, e di që do të humbë në 2021

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2020 22:23

E ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe hyrja në zgjedhje pa koalicione. Kryemadhi tha se kjo është një lojë e Edi Ramës i cili sipas saj po përdor deputetët që kanë marrë mandatin. Ajo tha se të gjitha sondazhet, Ramën e nxjerrin humbës dhe i frikësuar nga uniteti i opozitës ai po përpiqet të luajë siç luajti në zgjedhjet e vitit 2017.

Unë jam e bindur që z. Rama e di shumë mirë që sot shqiptarët janë në koalicion kundër tij dhe të gjithë numrat atë e nxjerrin humbës. Ne të gjithë bëjmë sondazhe, nuk ka parti politike që nuk bën sondazhe, janë pafundësisht ato që bëjnë sondazhe. Sot qytetari shqiptar lexohet shumë kollaj.   Rama mendon që mund të jetë si në 2017-n kur luajti jashtëzakonisht bukur me opozitën, me LSI-në, me PDIU-në dhe shumë parti të tjera duke ecur me idenë ‘përça dhe sundo’ , që është një nga teoritë që funksionon.  Ka më shumë se dy vjet që të gjitha partitë politike janë të bashkuara, janë në grup dhe ai nuk po gjen dot as pikën më të vogël të rrjedhjes apo të mungesës së solidaritetit apo të unitetit të opozitës. Dhe normal që ai do të kërkojë të krijojë rryma të tilla sikur ushtron një presion. Kjo çështje nuk është një çështje e opozitës, por është një çështje e z. Rama që ai e ka me komunitetin ndërkombëtar, e ka me Brukselin, e ka me SHBA.  Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Sekretari i Shtetit Amerikan të bëjë deklaratë përshëndetëse për një deklaratë që u nënshkrua nga tre burra dhe një grua. Pra do të thotë që fokusimi i SHBA dhe BE është i qartë tashmë që Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë drejt Bashkimit Evropian. Që të shkojë drejt kësaj rruge kërkohen institucione funksionale, një sistem drejtësie funksional, kërkohet një administratë publike jo e politizuar në shërbim të qytetarëve, kërkon një sistem arsimor ku çështja e ditës të mos jetë çfarë bëri Turi se na iku truri”, tha Kryemadhi.