"Zgjedhje në pranverë", Gërvalla e Haliti përplasen në Komisionin për Punë të Jashtme - Gazeta Express
string(82) "zgjedhje-ne-pranvere-gervalla-e-haliti-perplasen-ne-komisionin-per-pune-te-jashtme"

“Zgjedhje në pranverë”, Gërvalla e Haliti përplasen në Komisionin për Punë të Jashtme

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 13:28

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë përmendur në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, ku ka raportuar ministrja Donika Gërvalla. Ajo është përplasur me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, i cili u kundërpërgjigj kur Gërvalla tha se s’do të ketë më zgjedhje edhe për një periudhë mbi tre-vjeçare, raporton Gazeta Express..

Gërvalla tha se do të punojë për ta bërë Listën Guxo një subjekt të rëndësishëm në vend, ndërsa tha se nuk do të ketë zgjedhje.

Lexo Edhe:

“Frazat politike, elektorale-çelektorale, më së fundi nga përfundimi i zgjedhjeve komunale nuk pinë më ujë. Nuk kemi zgjedhje, 3 vjet e diçka. Nuk kemi arsye për parulla elektorale sepse e kemi shumicën në parlament me mbi 50%, kemi mbështetje masive nga qytetarët e kësaj republike dhe nuk kemi asnjë arsye t’i lodhim qytetarët me shprehje boshe”, tha Gërvalla.

Këtu ndërhyri anëtari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili tha se ministrja po bën propagandë elektorale. Sipas Halitit, zgjedhjet e reja do të mbahen në pranverë.

“Po bën propagandë. Tash ti po bën propagandë elektorale. Unë po besoj që ju jeni të sigurt që zgjedhjet jo tre vjet, por zgjedhjet do të jenë në pranverën e këtij viti, pikërisht për shkak të qëndrimeve jopolitike dhe jashtë politikës shtetërore që i keni”, tha Haliti.

Pas dështimit të radhës për t’u mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në ven.