Juristi Faton Fetahu, ka sqaruar se çka do të ndodh nëse deri nesër në ora 24:00 nuk zgjedhet Presidenti.
Ai referuar nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës, paragrafit nr2, tha se vendi shkon automatikisht në zgjedhje.
Ndërsa referuar nenit 82 për shpërndarjen e Kuvendit tha se duhet të shtjerrohet afati 60 ditor për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.
“Paragrafi 2 i nenit 86 është i qartë që zgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në mënyrë automatike në zgjedhje, ky është interpretimi i nguhstë i nenit 86 paragrafi 2”.
“Por në pikëpamajet e nenit 82 që flet për shpërndarjen e Kuvendit në rast të dështimit të zgjedhjes se Presidentit atëherë nënkupton që duhet të shtjerrohet afati 60 ditor që të hapet afati për zgjedhje”, ka thënë ai. /Gazeta Express
“