Kryeministri Edi Rama, në ditëlindjen e tij të 61-të, zhvilloi një takim pune me deputetët e Partisë Socialiste të Tiranës në selinë e PS.
Takimi vjen pas mbledhjes së një dite më parë me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 maj, ku pjesa më e madhe e deputetëve nuk morën pjesë për shkak të seancës parlamentare.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama u kërkoi deputetëve të angazhohen drejtpërdrejt në terren, duke mbledhur problematikat nga çdo njësi administrative të Tiranës.
Në bisedë, kreu i qeverisë ka përmendur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë Tiranë, duke shtuar: “Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë…”, një pikëpyetje që lidhet me vendimin e pritshëm të Gjykatës së Lartë për apelin e bërë nga Erion Veliaj.