Zgjedhje lokale 2025: Verifikimi publik në Listën zgjedhore përfundon nesër, deri më 13 shtator të parashtrohen listat e kandidatëve - Gazeta Express
string(130) "zgjedhje-lokale-2025-verifikimi-publik-ne-listen-zgjedhore-perfundon-neser-deri-me-13-shtator-te-parashtrohen-listat-e-kandidateve"

Maqedoni

Gazeta Express

10/09/2025 10:47

Zgjedhje lokale 2025: Verifikimi publik në Listën zgjedhore përfundon nesër, deri më 13 shtator të parashtrohen listat e kandidatëve

Maqedoni

Gazeta Express

10/09/2025 10:47

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në mesnatë, ndërsa dy ditë më vonë më 13 shtator në mesnatë përfundon afati për parashtrim të listave për kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë. Më 29 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor. Do të votohet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit në 3480 vendvotime.

Qytetarët verifikimin publik mund ta bëjnë sot deri në orën 20 në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa nesër më 11 shtator, dita e fundit e afatit, shërbimet e Komisionit do të punojnë deri në mesnatë.

Qytetarët, kërkesën për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në ekstraktet e Listës zgjedhore që është vënë për verifikim publik i parashtrojnë me shkrim drejt sektorit rajonal të KSHZ-së apo zyres lokale në rajonin ku jeton, apo përmes postës elektronike drejt KSHZ-së. Gjithashtu qytetarët mund ta bëjnë atë edhe në postën elektronike për parashtrim të kërkesës për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore: [email protected]. Kërkesës i bashkangjiten edhe dëshmitë e nevojshme, ndërsa formularët mund të gjenden edhe në ueb-faqen e KSHZ-së (sec.mk).