Zgjedhja e strukturave të LDK-së, Abdixhiku zbulon ndryshimin që ka propozuar - Gazeta Express
string(76) "zgjedhja-e-strukturave-te-ldk-se-abdixhiku-zbulon-ndryshimin-qe-ka-propozuar"

Zgjedhja e strukturave të LDK-së, Abdixhiku zbulon ndryshimin që ka propozuar

Lajme

Gazeta Express

24/05/2023 17:12

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku sot ka mbledhur Kryesinë e partisë ku edhe kanë marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake në të gjitha strukturat, përfshirë edhe pozitën e kryetarit, raporton Express.

Abdixhiku ka treguar se ka propozuar disa parime, të cilat pritet të marrin dritën e gjelbër në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, e ku një nga to është edhe ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së strukturave të partisë.

Lexo Edhe:

Kreu i LDK-së ka treguar se tashmë kanë një data bazë të anëtarësisë me rreth 30 mijë anëtarë, dhe kjo anëtarësi do të bëjë zgjedhjen e strukturave partiake.

Në të kaluarën, kanë qenë delegatët e dërguar nga të gjitha degët e LDK-së ata të cilët kanë votuar për zgjedhjen e strukturave, përfshirë edhe pozitën e kryetarit.

“Do të kemi riorganizim më të plotë në Degët e Prishtinës që s’ka ndodhur që nga themelimi i LDK-së. Do të riorganizojmë territorialisht degët në Zvicër dhe Gjermani. Do të njohim zgjedhjet në katër degë që janë mbajtur në periudhën e jashtëzakonshme nga niveli i nëndegëve e tutje. Do të kemi rifarimimin e rolit të gruar në LDK dhe për herë të parë zgjedhjet do të mbahen sipas regjistrimit të anëtarësisë. Ne kemi një data bazë  të anëtarëve, deri më tani janë 30 mijë anëtarë të verifikuar të regjistruar që janë regjistruar në platformën tonë dhe ata do të zgjedhin strukturat partiake, kjo është risia në organizimin politik të LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku./Express/